Dy persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë zjarri në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ngjarje e ndodhur vetëm pak minuta më parë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat ndodheshin në një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se ka rënë në pritë. Autorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodhen ende në mjetin luksoz.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë se makina ka marrë disa plumba, kryesisht në anën e majtë, në zonën e shoferit dhe të pasagjerit, çka lë të kuptohet për një sulm të drejtpërdrejtë dhe të mirëorganizuar.
Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Ende nuk dihen identitetet e viktimave dhe as motivet e këtij atentati të rëndë.










