Kryeministri i vendit, Edi Rama nga qyteti i Beratit, u shpreh se socialistët kanë nisur përgatitjet për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat do mbahen në 2027.

Ai u shpreh se interesi kryesor i PS janë punët e vendit, ndërsa shtoi se opozita po bën çmos për të bllokuar ecurinë pozitive të Shqipërisë.

“Ne nisim kohë më parë fushatën për të përgatitur fitoren e ardhshme dhe kur të tjerët merren me ne, dhe kë keq akoma, fatkeqësisht merren me Shqipërinë në sensin më negative duke shkuar rrugëve të botës, Evropës për të bërë çmos për të ndaluar dhe bllokuar Shqipërinë, ne merremi me veten për të kuptuar se ku jemi me punët e Shqipërisë.

Të tjetër kanë punë që lidhen me interesat e tyre apo me mbijetesën e tyre në arenën e politikës, ndërsa puna jonë janë punët e Shqipërisë dhe në këtë kontekst ky proces është shumë i rëndësishëm, sepse nga ana tjetër ne kemi nevojë të komunikojmë me njëri tjetrin në radhë të parë për të vërteta e punëve të Shqipërisë, të cilat mjegullohen dhe mbulohen ditë e natë nga balta e gënjeshtrave, fabrikimeve, thashethemeve dhe gjysmë të vërtetave, që janë gënjeshtrat më të mëdha”, tha Rama.