Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha është pyetur sot nga gazetarët lidhur me mesazhet e publikuara në media, ku pretendohet se ai i është drejtuar shqiptarëve të Malit të Zi me fjalë fyese.

Pyetjet u bënë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Izet Mexhiti, përfaqësues i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe kryetar i Komunës së Çairit.

Hoxha ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të nxjerra jashtë kontekstit, ndërsa nuk ka pranuar të hyjë në detaje mbi pretendimet. Ai ka theksuar se nuk dëshiron të përfshihet në polemika dhe se fokusi i tij mbetet puna diplomatike dhe rruga e vendit drejt Bashkimi Evropian.

“Nuk më tërhiqni dot ku doni ju, kam evoluar”, është shprehur ministri, duke shtuar se sipas tij këto çështje janë “tymnaja” pa bazë reale.