Gjykata e Lartë këtë të marte ka rrëzuar rekursin e rradhës të vajzës dhe dhëndrit të Sali Berishës, Argita dhe Jamarbër Malltezi për sekuestrimin e pasurive.

Ata kanë kërkuar gjithashtu kthimin e të ardhurave nga qiratë e administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara gjatë periudhës së sekuestrimit. Edhe kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata.

Malltezi ka depozituar kërkesë dhe në GJKKO për lirimin e pasurive nga sekuestro ndërsa vendimi pritet të jepet këtë të marte.