PSG dhuroi spektakël përballë Bayern Munich, me ekipin francez që triumfoi në aktin e parë me rezultatin 5-4, por ky sukses erdhi me kosto, pasi trajneri Luis Enrique duhet të bëjë llogaritë në ndeshjen e kthimit pa një prej titullarëve më të rëndësishëm, Achraf Hakimi.

Anësori maroken ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë, detaj ky i bërë publik nga klubi i PSG me anë të një reagimi për mediat. Në komunikatën për shtyp, PSG shton se Hakimi është i detyruar të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën disa javë.

Në këtë mënyrë, Hakimi humbet me siguri ndeshjen e kthimit të mërkurën në “Allianz Arena”, pa diskutim një mungesë e madhe për trajnerin Luis Enrique.