Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Në zonën e Alpeve, në verilindje mbi 1100-1200 metra dhe lindje-juglindje mbi 1200-1400 metra parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-lindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.