Finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri, i cili u rendit i dyti pas Selin, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit. Ai ka rrëfyer eksperiencën, emocionet dhe përjetimet e tij për 120 ditë izolim në shtëpinë e famshme. Gjatë një interviste për Top Channel, këngëtari e ka përshkuar si eksperiencën më të jashtëzakoshme, pavarësisht sfidave dhe komenteve me të cilat është përballur pas daljes nga shtëpia.
Duke u ndalur te komentet, për shkak të rrugëtimit të tij mjaft të diskutuar, vetë ai pranoi që ka pasur edhe komente negative, ashtu sikurse pozitive. Sakaq, Miri shprehet se ‘më mirë të qëndroja brenda dhe mos dilja’ për faktin se është përballur me fluksin e komenteve.
“Ishte më mirë të rrija brenda dhe mos të dilja, ishte një fluks shumë i madh komentesh, duhet ti përballoja të gjitha në të njëjtin moment, të paktën kur ishim brenda mund ta bënim me ndarje. Kishte një fluks shumë të madh komentesh, pozitive kuptohet, por edhe negative, sepse ne dimë që shoqëria shqiptare i ka të dyja versionet, të mirën dhe të keqen dhe aty tregohet se sa ti ke bërë për atë shoë, se sa ke bërë për veten tënde dhe çfarë kemi transmetuar kur kemi qenë brenda në shtëpi,” shprehet Miri.
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania u finalizua me fitoren e balerinës, Selin Bollati. Mes 4 finalistëve, Armir Shahini, Rogert Sterkaj dhe Mateo Borri, balerina triumfoi me votat e publikut duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.




















