Lidhur me shprehjen e përdorur nga prokurori Ols Dado në GJKKO se Erion Veliaj ankohet më kot për kafazin pasi është “si hotel me 5 yje”, deklaratë për të cilën iu tërhoq vëmendja në gjykatë, avokati Plarent Ndreca tha se ishte “cinike” dhe “e papërshtatshme.”
“Në proces administrativ jemi mbi legjitimimin e prokurorit, aftësinë e tij për të ushtruar pushtetin që i ka dhënë kushtetuta, në mënyrë të paautorizuar në gjykimin tonë. sa i përket sjelljes së prokurorit ne e kemi artikuluar edhe në seancë, kemi kërkuar që gjykata të reagojë. Mendoj që ishte shprehje cinike dhe krejtësisht e papërshtatshme për rolin e prokurorit”, tha Ndreca.










