Do të jetë Dino Tommasi ai që do të marrë vendin e Gianluca Rocchit si dizenjator i Arbitrave të Serie A dhe B për ndeshjet e mbetura të sezonit, pas tërmetit që goditi Shoqatën Italiane të Arbitrave.

Ish arbitri nga Bassano që u caktua në këtë detyrë këtë të hënë ishte një prej zëvendësve të Rocchit që është i akuzuar për mashtrim sportiv.

KUSH ËSHTË DINO TOMMASI?

I lindur në 6 maj të 1976, Dino Tommasi e ka nisur karrierën në kampionatet profesioniste në vitin 2003 kur u promovua ne Komisionin Kombëtar të Arbitrave(CAN) të Serie C. Në 4 vjet ai gjykoi 52 ndeshje në C1 mes të cilave edhe finalen e playoffit të 2007 mes Avellino dhe Foggia. Në fillim të sezonit 2007-2008 u ngjit në Can A-B dhe në 15 mars të 2008 debutoi ai arbitër në Serie A duke gjykuar ndeshjen Udinese-Lazio(2-2). Në vitin 2010, pas lëvizjeve sa në Serie A në Serie B ai hyri në organinën e arbitrave të Serie B ku mes ndeshjeve më të rëndësishme që arbitroi aty ka qenë gjysmëfinalja e kthimit në playoff Sassuolo-Sampdoria(2011-2012) dhe finalja e kthimit në sezonin pasaardhës mes Livornos dhe Empolit.

Në fund të sezonit 2012-2013 Tommasi promovohet në Can A. Në Serie A ai gjykoi në total 54 ndeshje duke e mbyllur karrierën e tij në fushë në 18 maj të 2015 me ndeshjen Fiorentina-Parma 3-0. Në 1 korrik të 2015 largohet nga Can A për vlerësime teknike. Pak më vonë ai u përfshi në organikën e vëzhguesve për Can B në sezonin 2015-2016. Nga viti 2023 Dino Tommasi u bë pjesë e Can A e B si anëtar i sektorit teknik. Është një prej zëvendësve të Rocchit së bashku me Maurizio Ciampi, Elenito di Liberatore, Andrea Gervasoni e Mauro Tonolini. Nga marsi i vitit 2024 nisi të marrë pjesë në Open VAR në rrjetin DAZN për të analizuar vendimet arbitrare më kontroverse.