Këtë të shtunë u zhvilluan ndeshjet e javës së 32 të Kategorisë së Parë dhe dueli mes Skënderbeut dhe Laçit për fitoren e titullit në këtë kampionat po bëhet më e ndezur se kurrë dhe meritën për këte e ka Pogradeci.
Në Korçë, skuadra liqenore arriti t’i marrë në çastet e fundit një barazim 1-1 skuadrës së Skënderbeut që vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 77 pikë, por tani skuadra korçare ndjen shumë pranë Laçin që i është afruar në vetëm 1 pikë.
Kurbinasit në fakt arritën të fitojnë sfidën e tyre ndaj Kukësit duke u ngjitur në kuotën e 76 pikëve, ndërkohë që më larg është Pogradeci i vendit të tretë që pas barazimit me Skënderbeun shkon në 68 pikë. Nuk pati fitues as në ndeshjen mes Besës dhe Korabit e zhvilluar në Kavajë, një sfidë kjo që u mbyll me barazimin 1-1.
Luftëtari mori një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën teksa mposhti Kastriotin me rezultatin 2-1, ndërkohë që Apolonia dhe Lushnja duket se po shkojnë drejt Kategorisë me dy skuadrat myzeqare që janë në dy vendet e fundit. Apolonia humbi këtë javë në fushën e Fushë Krujës nga Iliria 2-1, ndërsa Lushnja u mund nga Burreli në fushën e këtij të fundit me rezultatin 1-0.









