GJKKO ka shpallur fajtor biznesmenin Rezart Taçi për veprën penale të pastrimit të parave, duke e dënuar me 11 vite burgim.
Po ashtu, ai është gjetur fajtor edhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 2 vite burg.
Në bashkim të dënimeve, gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar prej 11 vitesh heqje lirie.
Vendimi i gjykatës pritet të pasohet nga hapat e mëtejshëm procedurialë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse pala mbrojtëse do të ushtrojë të drejtën e ankimimit.




















