Këtë të premte ka mbërritur në Gjykatën Administrative, i ardhur nga qelia e Durrësit, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj do të jetë në seancë për një gjyq administrativ me prokurorin e çështjes së tij, Olsi Dado. Nga ana e palës së Veliajt pretendohet se emërimi i Dados bie ndesh me ligjin.

Nga ana tjetër, prokurori Olsi Dado nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo reagim për çështjen.