Tiranë – Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një kompleks në kryeqytet, duke shkaktuar momente të vështira dhe një operacion të zgjatur për neutralizimin e flakëve.

Në lidhje me situatën ka reaguar Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ka vlerësuar punën e strukturave të emergjencës dhe forcave në terren.

Në një status të plotë, ai shprehet:

“🔴 Orë dramatike në një operacion të vështirë për vënien nën kontroll të zjarrit sot në Tiranë.

Falë guximit, profesionalizmit dhe reagimit të menjëhershëm të forcave zjarrfikëse, skuadrave të emergjencave civile dhe Policisë së Shtetit, u shmangën pasoja edhe më të rënda.

Përulësisht mirënjohës ndaj çdo efektivi që u fut në flakë pa hezitim, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur jetën e të tjerëve.”

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën për të zbardhur shkaqet e zjarrit, si dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga kjo ngjarje.