Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka zhvilluar sot një takim me personelin ushtarak dhe civil të misionit shqiptar në NATO në Bruksel.
Duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në përfaqësimin e vendit, Nufi theksoi se stafi i misionit përbën një shembull të shkëlqyer serioziteti dhe profesionalizmi në çdo detaj të punës së përditshme.
“Me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në përfaqësinë tonë në NATO, Bruksel – një shembull i shkëlqyer i seriozitetit, përkushtimit dhe profesionalizmit në çdo detaj të punës së tyre.
Kënaqësi e veçantë takimi sot me ta; një moment për të vlerësuar angazhimin, punën dhe kontributin e tyre të përditshëm, si dhe për të forcuar më tej rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Aleancë”, shkruan ministri në Facebook, krahas fotove nga takimi.




















