Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi ditën e sotme një takim me Komisionerin Várhelyi në Bruksel, ku u diskutua mbi ecurinë e Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me fokus të veçantë tek Kapitulli 28 për shëndetin publik.
Ministrja Sala u shpreh se janë të angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe dhe për të forcuar sistemin shëndetësor, duke u fokusuar te rruga e integrimit europian.
“Shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në këtë rrugëtim. Jemi të angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe, për të forcuar sistemin shëndetësor dhe për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, ndërkohë që vijojmë pjesëmarrjen në #EU4Health si një hap konkret drejt integrimit.
Shqipëria mbetet e fokusuar dhe e vendosur për të ecur përpara në rrugën e saj europiane”, shprehet ministrja Sala.




















