*Taluant Balla*: Unë thash e bëjmë ose me 7 apo 14 maj, ju e doni menjëherë, për këtë duhet të votohet. Ju thoni që mazhoranca u ka mohuar të drejtën që ju t sillni iniciativa ligjore. Jemi të gatshëm t’iu miratojmë dhe ju propozime, por jo me dhunë e forcë. Nëse doni që të vini tua miratojmë ne, e para duhet të vini të na i prezantoni, ti diskutojmë e ti miratojmë. Sot ju dashnorët më të rinj të anëtarësimit të Shqipërisë në Be, do ju jap një fakt, e ke filluar këtë legjislaturë në fund të shtatorit edhe prej asaj dite, 23 ligje, në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. Lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Presione nuk hamë. Ju jeni përjashtuar vetë nga procesi i integrimit. Nuk keni gjetur asnjë arsyetim ti thoni popullit përse nuk i votoni ju ligjet. *Mocioni me debat të zhvillohet më 14 maj*.


















