Në emisionin Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania këtë të premte ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhjeje online studiuesi Sokol Brahaj nga Turqia.
Brahaj ka zbuluar për publikun një telefonatë sipas tij të zhvilluar mes Trump dhe Erdogan lidhur me situatën e luftës me Iranin.
“Kjo telefonatë në aspektin politik, në një kuptim dhe për opinionin turk, iku NATO, NATO po shpërbëhet. Nga ky kuptim është shumë e rëndësishme sepse është i vetmi. Erdogan dhe Trump arrijnë të flasin direkt, kjo është pozitive. Por nga ana tjetër përdoren dhe për konsum të brendshëm, që Amerika e madhe flet me liderin tonë, ku lë të kuptohet që të mendohet se mos të kishim Erdoganin këtu do ishim si Irani ose si Iraku. Ka dy nuanca, komunikata nuk është bërë me Erdoganin por edhe me liderë të tjerë, qoftë me kryeministrin anglez, qoftë me atë gjerman dhe me atë rus. Turqia thotë se e prish vetëm Izraeli. Pra Erdogan i thotë Trump që nëse nuk e “lidh atë qenin e tërbuar” nuk ka ndalim. Erdogan i lutet Trump na e lidh njëherë këtë qenin, sepse e gjithë bota tani është kundra Amerikës.” – tha Brahaj




















