Kalendari i javë së 32 të Kategorisë Superiore pëson disa ndryshime. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se derbi mes Dinamos dhe Tiranës e parashikuar të zhvillohej ditën e premte në 17 prill, është shtyrë për të shtunën.

Arsyeja e këtij vendimi është se në Federatë kishte ardhur një kërkesë nga Policia e Shtetit në lidhje me zhvillimin e protestës së opozitës që është përcaktuar të mbahet pikërisht në 17 prill. Kështu, sfida mes Dinamos dhe Tiranës do të luhet në orën 19:00 të së shtunës në 18 prill në Air Albania Stadium. Në po të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja mes Egnatias dhe Flamurtarit, por më herët, në orën 16:00

Kalendari i plotë i javës 32:

Vora-Vllaznia 18.04.2026, ora 16:00

Egnatia-Flamurtari 18.04.2026, ora 16:00

Teuta-Elbasani 18.04.2026, ora 19:00

Dinamo-Tirana, 18.04.2026, ora 19:00

Partizani-Bylis, 19.04.2026, ora 19:00