Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, e cila lidhet me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin SKY ECC dhe hetimet për veprimtari kriminale të organizuar, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Prokuroria ka kërkuar dënime për disa nga të pandehurit, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet janë ulur me një të tretën.
Sipas pretencës:
Astrit Avdyli: 15 vite burg, zbret në 10 vite
Emiljano Shullazi: 15 vite burg, zbret në 10 vite
Naim Stafuka: 9 vite, zbret në 6 vite
Blerim Abazi: 10 vite, zbret në 6.8 vite
Besian Xhixha: 10 vite, zbret në 6.8 vite
Enver Diva: 10 vite, zbret në 6.8 vite
Robert Laçi: 10 vite, zbret në 6.8 vite
Gjergj Cukali: 10.6 vite, zbret në 7 vite
Viktor Imeraj: 10 vite, zbret në 6.8 vite
Satilno Basho:10 vite, zbret në 6.8
Miri Bruli: 9 vite zbret, në 6 vite
Xhelal Rraja: 9 vite burg, zbret në 6 vite










