Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë zhvillimit të seancës plenare ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ka reaguar mbi lajmin e njoftimit që lidhej me paralajmërimin e Ambasadës Amerikane për kujdes nga Irani.
Balla, gjatë fjalës së tij, tha se nuk ka një informacion zyrtar për kërcënim të mundshëm nga Irani dhe, nga ana tjetër, ka replikuar edhe me deputetin e opozitës, Fatmir Mediu.
Taulant Balla i përgjigjet Fatmir Mediut:
Jemi krenarë që kemi miratuar në Kuvend një deklaratë që, për turpin tuaj, nuk morët pjesë dhe thatë që i shpallëm luftë Iranit; ndërkohë, lërini teatrot dhe bëni atë që bën çdo politikan i përgjegjshëm.
Nuk ka asnjë informacion zyrtar për të qenë target i këtyre sulmeve… ti jep hesap para drejtësisë se ke vrarë 26 veta, na bën si përfaqësues i kongresistëve… Zoti kryetar, ju lutem shumë të kalojmë te pikat e ditës.




















