Edi Rama: PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV nuk e fiton dot, vetëm aty ku nuk bëhet puna aq sa duhet. Na duhet vetëdija që këtë punë dhe përpjekje, ne e kemi detyrë më të madhe sesa ndaj vetes apo për veten. Kjo arsye madhore është mundësia historike që na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ta shohim derën e Europës, afër dhe të hapur plotësisht.

Nuk mjafton. Mund ta kishim bërë të gjithën dhe sërish nuk mjafton. Duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë brenda. Kemi detyrat sipas kalendarit që na kanë vënë ata. Unë e kam shpjeguar edhe në fushatë. Tani është konkrete, është Brukseli, janë të gjithë zyrat dhe nënpunësit që merren me reformat, ndjekin të gjitha masat, veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë si janë bërë punët, në kat të dytë janë 27 vende që ulen me konsensus për të marrë vendimin.

Çdo vendim i BE merret me konsensus, sot të gjitha vendet në kat të dytë thonë e duam Shqipërinë. Prandaj i kemi hapur të gjitha negociatat në kaq pak kohë, asnjë vend nuk e ka bërë më parë. Jemi vetëm ne këtë betejë, sepse të tjerët që nuk votojnë PS janë kundër nesh. Ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE.