Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, pritet të raportojë këtë të hënë para Këshilli i Lartë i Prokurorisë lidhur me aktivitetin vjetor të institucionit që drejton.
Seanca dëgjimore është planifikuar të mbahet më 27 prill 2026, në orën 10:00, ku Braho do të paraqesë përpara anëtarëve të KLP-së një përmbledhje të punës së kryer gjatë vitit 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, raportimi realizohet në zbatim të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në vend, konkretisht në kuadër të raportimit periodik mbi performancën dhe ecurinë e institucionit.
Klodian Braho mori drejtimin e SPAK në dhjetor të vitit të kaluar, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumani.










