Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënë dakord për zhbllokimin e asnjë aseti iranian të ngrirë. Këtë e ka deklaruar një zyrtar i lartë amerikan për CBS News, duke përgënjeshtruar lajmet e përhapura nga mediat.

Sipas burimit, edhe pse zëvendëspresidenti JD Vance ka zhvilluar një takim dypalësh me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, negociatat ende nuk kanë nisur dhe nuk janë diskutuar marrëveshje.Delegacioni amerikan përfshin JD Vance, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Delegacioni pakistanez përfshin Mohsin Naqvi, ministër i Brendshëm, dhe Ishaq Dar, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër.