Në mbledhjen me kryetarët e bashkive Lexo.al mëson se gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka kërkuar të ketë fokus tek ngritja e emergjencave civile në nivel vendor dhe gjithashtu të ketë më shumë angazhim për paketën e maleve për shkak te interesit të lartë.

“Jemi duke punuar për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve, sidomos në zonat turistike”, mësohet të ketë thënë Rama.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve, i cili pritet të nisë në orën 11:00.

Në këtë takim janë ftuar jo vetëm kryebashkiakët që përfaqësojnë mazhorancën, por edhe ata që drejtojnë bashkitë nën siglën e opozitës.

Takimi vjen në kuadër të turit kombëtar të Partisë Socialiste “Punët për Shqipërinë”, një iniciativë që, sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania Eksiola Shehu, do të zgjasë 9 javë dhe do të fokusohet çdo javë në tema të ndryshme.

Ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen gjatë këtij turi janë:

Bashkimi Europian
Ekonomia, pagat dhe punësimi
Turizmi, kultura dhe diaspora
Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore
Ky takim i së premtes është pjesë e vijimit të konsultimeve që Rama ka nisur që prej javës së kaluar me strukturat e Partisë Socialiste, pas diskutimeve të zhvilluara edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar.