‘Trokitje’ dhe jo vetëm. Në sallën VAR ndodhte pak nga të gjitha gjatë ndeshjeve në futbollin italian. Së fundmi, mësohet se ka pasur një lloj kodi sekret, një metodë që përfshinte gjeste dhe sinjale për t’iu bërë sugjerime arbitrave në sallën VAR si të silleshin në raste të caktuara.
Sipas asaj që publikohet te ‘La Repubblica’, dikush e përkufizonte këtë kod me termin “Gioca Jouer” duke iu referuar këngës së famshme të Claudio Cecchetto. Kështu një dorë e ngritur lart do të thoshte ‘mos ndërhy’, grushti i mbyllur do të thoshte ‘është e nevojshme që të ndërhyhet’.
Praktikisht Rocchi drejtonte sallën VAR, edhe pse sipas rregullores nuk mund ta bënte një gjë të tillë si ‘i jashtëm’. E gjithë kjo del nga një prej akuzave që lidhen me ndeshjen mes Udineses dhe Parmës në 1 mars kur vetë Rocchi kishte ndikuar te arbitri Var, Daniele Paterna, i cili dukej në një video teksa ndryshon mendim për një penallti që në fund u akordua në favor të friulanëve.
Në qendrën e Lissone, ndikimet vinin direkt nga brenda, kur arbitrat e sallës VAR duhej të izoloheshin totalisht nga ndërhyrjet e jashtme që sipas hetuesve tani rezultojnë të përfshirë në mashtrim sportiv
“Trokitjet në sallën VAR? Në ambiente flitej dhe dihej se protokolli nuk e lejonte”, tha për Agjencinë Italiane të Gazetarisë, ish-arbitri Daniele Minelli, që u tërhoq në verë, sepse ishte i zhgënjyer nga ambienti.










