Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Sipas astrologes, jemi në një moment historik pasi Urani është vendosur zyrtarisht te Binjakët. Ky është një nga kalimet më të rëndësishme të shekullit, pasi ky planet do të qëndrojë në këtë shenjë deri në maj të vitit 2033. Ky cikël do të sjellë transformime të thella në mënyrën se si komunikojmë, perceptojmë botën dhe ndërveprojmë me të tjerët.
Për këtë javë, Meri këshillon fleksibilitet dhe hapje ndaj ndryshimeve të papritura. Megjithëse Hëna e Plotë tek Akrepi (të enjten, më 1 maj) mund të sjellë ankth ose frikë nga e panjohura, organizimi i duhur i axhendës do të ndihmojë në produktivitet.
Dashi Do të ketë një vrull energjie falë ndikimit të Neptunit, Saturnit dhe Marsit (i cili qëndron në shenjë deri më 20 maj). Përqendrimi do të jetë te takimet me njerëz të rinj dhe ndarja e ideve që projektojnë zhvillime të rëndësishme në karrierë. Ky është një moment “plot ngjyra” për mënyrën se si do të veproni.
Demi Më në fund, Demi është çliruar nga prania e Uranit në shenjën e tij, i cili ka sjellë lodhje dhe transformime që nga viti 2010. Tani nis një fazë ku gjërat praktike dhe materiale do të jenë më afatgjata. Do të ketë një ndryshim të brendshëm pozitiv që do t’ju japë sigurinë se gjërat që po ndërtoni nuk do t’i humbisni më.
Binjakët Me Uranin në shenjën tuaj, do të jeni në qendër të vëmendjes. Ky pozicion do të trazojë ujërat në situata që kanë mbetur pezull, duke ju detyruar të lini pas atë që nuk funksionon më për të nisur diçka të re. Priten ndryshime në statusin social, punë, madje edhe në martesë. Kini kujdes nga “përplasja e brezave” në komunikim.
Gaforrja Urani ju jep mundësinë të mbyllni përfundimisht fazat ose bashkëpunimet që ju kanë mërzitur. Do të krijoni një rutinë më të qartë dhe më “egoiste” në sensin pozitiv, duke u fokusuar te vetja dhe suksesi juaj. Java do të jetë produktive nëse dini të ndani gjërat me tonin e duhur.
Luani Pozicionimi i Uranit te Binjakët është shumë pozitiv për ju, pasi do të sjellë propozime të rëndësishme në punë që do t’ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar. Edhe pse mund të keni vështirësi për t’u qartësuar se me çfarë duhet të merreni konkretisht, universi po ju çon drejt pikës maksimale në karrierë.
Virgjëresha Urani dikton ndryshime në raportet tuaja me të tjerët, qoftë në ambientin e punës apo me prindërit. Çelësi i suksesit për ju këtë javë do të jetë përshtatja dhe fleksibiliteti ndaj ndryshimeve që ndodhin rreth jush. Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës ju ndihmon me organizimin.
Peshorja Jeni ndër shenjat më të favorizuara. Çdo ndryshim që sjell ky cikël tetëvjeçar është për mirë, duke ju nxjerrë si protagonistë në plan të parë pas një kohe të gjatë në prapaskenë. Imazhi juaj profesional do të lartësohet më shumë se kurrë.
Akrepi Hëna e plotë në mesjavë në shenjën tuaj do të përcaktojë gjendjen tuaj emocionale. Urani ju detyron të ndryshoni filozofinë e punës dhe mënyrën se si i arrini objektivat tuaja praktike. Mund t’ju duhet të gjeni një formë të re funksionimi për të arritur suksesin.
Shigjetari Ky pozicionim mund të sjellë ndryshime në statusin tuaj personal ose familjar. Në përditshmëri, mund të keni ndryshime adrese, shkolle ose vendndodhjeje. Favorizohen shumë ata që po kalojnë në një cikël të ri arsimor.
Bricjapi Transformimet do të lidhen kryesisht me fëmijët, pasardhësit dhe familjen në kuptimin e gjerë. Do të fokusoheni te vazhdimësia dhe tradita. Edhe pse rrugëtimi mund të ketë ende paqartësi, do të keni lajme shumë të mira sa i përket financave dhe “lekëve të xhepit”.
Ujori Jeni shenja e dytë më e favorizuar pas Peshores. Priten zgjidhje të rëndësishme për pagesat dhe detyrimet ekonomike në pjesën e parë të javës. Në karrierë, ky cikël do të sjellë ngjitje në hierarki dhe një projektim më të lartë të vetvetes.
Peshqit Do të kaloni “mini-revolucione” me veten dhe të afërmit. Këshilla kryesore është t’i merrni seriozisht shqetësimet shëndetësore që mund të kenë lindur në tre vitet e fundit dhe t’i zgjidhni ato. Mund të keni ndryshime në adresë, në qytet ose në pamjen tuaj të jashtme.










