Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol të rëndësishm në la Liga për Majorkën, këtë herë përballë Real Madrid. Goli i “Piratit” erdhi në minutat e fundit të sfidës, duke i dhënë fitoren dhe tre pikë mjaft të rëndësishme Majorkës, e cila largohet përkohësisht nga zona e ftohtë.
Ky është goli i 19-të i Muriqit për këtë sezon në La Liga, duke u rënditur aktualisht si golashënuesi i dytë me 4 rrjeta më pak se ylli i Real Madrid, Kilian Mbape.
Për Vedat Muriqin ky është goli i 53-të me fanelën e Majorkës duke qenë vetëm 1 gol larg legjendës Samuel Eto, i cili ka shënuar 54 gola.




















