Futbollisti i njohur anglez Jack Grealish është rikthyer në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe jo për paraqitjet në fushë, por për sjelljen e tij jashtë saj.
Sipas “The Sun”, mesfushori është fotografuar në një gjendje të sikletshme, i ulur dhe i përgjumur në një karrige në një bar rooftop në Manchester, ndërsa miqtë e tij përpiqeshin ta zgjonin. Pamjet janë bërë shpejt virale në rrjetet sociale dhe kanë ngjallur shumë diskutime.
Raportohet se incidenti ka ndodhur më 25 prill, gjatë një daljeje pasdite në lokalin “Stories” në Manchester. Sipas dëshmitarëve të cituar nga media, Jack Grealish kishte konsumuar alkool në sasi të madhe gjatë qëndrimit në lokal, para se të fotografohej në gjendjen e fjetur.










