Gërmimet arkeologjike në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë në Lushnjë, po vijojnë me intensitet, ndërsa specialistët kanë zbuluar gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të deritanishme, zona rezulton të ketë qenë e banuar gjatë periudhës së Antikitetit të Vonë, duke ofruar të dhëna të rëndësishme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendbanimit të asaj kohe.
Autoritetet dhe grupet kërkimore pritet të vijojnë punën në terren, me synimin për të hedhur më shumë dritë mbi funksionin e objektit të zbuluar dhe kontekstin e tij kulturor e historik.




















