Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, 8 të lënduarit nga flakët që përfshinë pallatet në kompleksin pranë farmacisë nr.10 në Tiranë.
Lamallari u shpreh për mediat se gjendja e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit në pallatin që u përfshi nga flakët, isha në QSUT për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.




















