Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë vizitës së tij në Bruksel, është takuar edhe me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
“Bisedë e drejtpërdrejtë dhe shumë produktive me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, e fokusuar në sfidat aktuale të sigurisë dhe rolin gjithnjë në rritje të Shqipërisë në kuadër të Aleancës.
Shqipëria kontribuon me vendosmëri në mbrojtjen kolektive dhe afirmohet si faktor stabiliteti dhe pikë referimi për sigurinë në rajon, duke qëndruar krah për krah me Aleatët, nga misionet paqeruajtëse deri te operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, në shërbim të paqes dhe vlerave euro-atlantike.
Në këtë frymë, mbështetja e vazhdueshme e Aleatëve mbetet kyçe për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe rritjen e gatishmërisë operacionale”, thotë Nufi, në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe disa foto.




















