Albania Authentic Tours është një platformë/marketplace i ri dixhital shqiptar, dedikuar promovimit dhe shitjes së eksperiencave autentike turistike në të gjithë vendin.

Platforma është krijuar nga Albania My Way shpk, një Tour Operator me bazë në Shqipëri, dhe është zhvilluar nga ekipi i saj i profesionistëve të turizmit me shumë vite eksperiencë në industrinë e turizimit në Shqipëri.

Albania Authentic Tours është zhvilluar si një marketplace modern ku Tour Operatorët dhe Profesionistët e Turizmit mund të promovojnë shërbimet e tyre online dhe të lidhen me turistë ndërkombëtarë dhe vendas, që kërkojnë eksperienca autentike në Shqipëri.

Projekti lindi nga një nevojë reale e identifikuar gjatë viteve të eksperiencës në sektor. Sot, shumë ofrues lokalë të shërbimeve turistike në Shqipëri ende nuk janë pjesë e platformave të mëdha ndërkombëtare online, shpesh për shkak të kostove të larta të komisioneve, mungesës së mbështetjes lokale, barrierave gjuhësore apo vështirësive teknologjike dhe operacionale.

Një nga objektivat kryesore të Albania Authentic Tours është krijimi i një platforme konkurruese shqiptare që ndihmon në rritjen e prezencës online të ofruesve lokalë të turizmit, duke siguruar njëkohësisht që një pjesë më e madhe e të ardhurave nga turizmi të mbeten dhe të riinvestohen në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, platforma synon të promovojë zhvillimin autentik dhe të qëndrueshëm të turizmit duke mbështetur komunitetet lokale, promovuar praktika të përgjegjshme turistike dhe destinacione përtej turizmit masiv.

Albania Authentic Tours konsiderohet një projekt ambicioz dhe i rëndësishëm për tregun shqiptar të turizmit dhe transformimin dixhital të sektorit në vitet në vijim.

Tour Operatorët dhe ofruesit e eksperiencave turistike ftohen të regjistrohen në platformë dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme të re.