Lily Phillips, krijuese e njohur në platformën OnlyFans, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratave të saj kontroverse dhe reagimeve të shumta në media dhe rrjete sociale.

Phillips u bë e famshme në korrik të vitit 2025, kur njoftoi nëpërmjet Instagram-it se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 1,113 burra në 12 orë, duke pretenduar se kishte thyer një rekord botëror jozyrtar të mbajtur më parë nga producentja e filmave për të rritur Bonnie Blue prej 1,057 burrash në një periudhë të ngjashme kohore.

Deklarata e saj ka ndezur debat të gjerë publik mbi kufijtë e përmbajtjes në platformat online dhe ndikimin e saj në shoqëri.
Një vit më vonë, vëmendja u rikthye sërish te ajo dhe partneri i saj, pasi ky i fundit foli publikisht për marrëdhënien e tyre dhe tha se nuk ndjen xhelozi për stilin e saj të jetesës dhe punën që ajo bën. Ai u shpreh se e mbështet plotësisht dhe e kupton natyrën e aktivitetit të saj profesional, duke theksuar se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë.

“Unë e dua dhe në fund të ditës ajo gjithmonë kthehet tek unë,” u shpreh ai në deklaratën e tij, e cila u shpërnda gjerësisht në media.