Në kulmin e debatit për garën e munguar të 23 majit për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur një valë sulmesh ndaj demokratëve, të cilat, Alesia Balliu i cilëson mashtrimet e një pensionisti politik të shpallur non grata.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu thotë se Berisha nuk ka as burrëri e as turp në turin e tij të thashethemeve me qëllimin për mohimin e kontributit të demokratëve.
“Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne! Sali Berisha ka nisur edhe sot të njëjtën valë sulmesh dhe të pavërtetash ndaj demokratëve. Një pensionist politik, i shpallur “non grata”, që vijon turin e thashethemeve dhe mashtrimeve për të zbehur dhe mohuar kontributin tonë në çdo cep të Shqipërisë. Në Dibër të moçmit thonë “Mashtrimi ta ul burrnine’, turpi ta nxin faqen.” E sot, Sali, ti nuk ke më as burrëri e as turp — dhe këtë po e kuptojnë çdo ditë e më shumë demokratët dhe shqiptarët” shkruan Balliu në Facebook










