Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e themelimit të PS-së në Durrës, kryeministri Rama bëri të ditur se do të takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Kryeministri do të takohet me kancelarin në kuadër të konferencës ndërqeveritare që do të zhvillohet ditën e nesërme në Bruksel mes Shqipërisë dhe BE-së, ku njoftoi se e pranishme do të jetë edhe Gjermania.
Rama kritikoi gjithashtu edhe opozitën, duke rikujtuar protestat me molotovë dhe përdorimin e flamujve të Gjermanisë dhe Amerikës në bulevard.
“Arritën deri në pikën që nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard. Kishim parë flamujt e Amerikës, kur thonin: ‘Amerika është me ne’. Këtej molotovët, këtej flamujt e Gjermanisë dhe mbushën dynjanë që Gjermania na ka ndëshkuar.
Nesër në Bruksel janë të gjithë, është edhe Gjermania. Pas disa ditësh, do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do kem me kancelarin e Gjermanisë”, u shpreh Rama.










