Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha ka shkelur statutin e PD, pasi humbësi në zgjedhjet parlamentare, nuk mund të garojë për kreun e partisë.

Në një intervistë për “Newsline” për ABC News, Leka u shpreh se në PD nuk do të ketë zgjedhje, pasi kanditeti i vetëm është Berisha.

Leka shtoi se Berisha e ka bërë PD, një parti për veten dhe familjen e tij.

“Unë do thoja që vetëm zgjedhje nuk ka në PD. Zgjedhje nuk mund të jenë, do zhvillohet miting i madh, ku do emërohet siç dihet, Sali Berisha, kryetar i PD. Zgjedhjet, që të ishin demokratike, duhet të kishin alternativa. Alternativat e mundshme u skualifikuan, zgjedhje nuk mund të ketë. Për gjyqësorin, duhet të ishte reflektim. Zgjedhjet nuk duhet të zhvilloheshin, sepse kanë statut qëe përjashtojnë humbësin nga gara. Sali Berisha i ka humbur zgjedhjet, Berisha gjeti një justifikim për të thënë që zgjedhjet ishin farsë, ndërsa shkon në parlament, bën marrëveshje.

Por i quan farsë, sepse nuk do të ikë nga kryetari i PD. Kandidatët që u skualifikuan, unë i vlerësoj, por jam kaq i hapur dhe i qartë, edhe i ndërgjegjshëm, që në atë lloj partie, me atë klimë, kushdo të kandidonte, nuk do të fitonte përballë Sali Berishës. Atë parti, ai e ka bërë për veten dhe familjen e vet”, theksoi ai.