Britania e Madhe ka njoftuar vendosjen e një sistemi të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, në një lëvizje që synon forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve ajrore në rajon.
Sistemi i njohur si Advanced Precision Kill Weapon System do të instalohet në avionët luftarakë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore britanike, duke u mundësuar atyre të godasin dhe shkatërrojnë dronët me saktësi të lartë dhe me kosto më të ulët.
Sipas autoriteteve britanike, sistemi po vendoset për të mbrojtur “qytetarët dhe partnerët e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme nga sulmet me dronë”, në një periudhë kur tensionet në rajon mbeten të larta.
Ministri britanik për gatishmërinë e mbrojtjes dhe industrinë, Luke Pollard, deklaroi se projekti është realizuar në kohë rekord falë bashkëpunimit me industrinë ushtarake.
“Kjo ka qenë një përpjekje e shkëlqyer duke punuar me industrinë për të testuar dhe vendosur këtë sistem brenda pak muajsh, gjë që do të ndihmojë forcat ajrore të rrëzojnë shumë më tepër dronë me një kosto shumë më të ulët”, u shpreh Pollard.










