Pak para nisjes së ndeshjes mes AF Elbasani dhe KF Tirana janë regjistruar incidente dhe tensione pranë stadiumit.
Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në përplasje dhe akte dhune jashtë ambienteve sportive, duke krijuar momente paniku dhe përballje mes tifozërive.
Menjëherë në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie, të cilat kanë marrë masa për qetësimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të incidenteve.
Ndërkohë, hyrja e tifozëve në stadium po zhvillohet nën masa të forta sigurie, teksa pritet që sfida të luhet në një klimë të tensionuar si në tribuna, ashtu edhe në fushën e lojës.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në perimetrin e stadiumit.










