Aktivistja demokrate, Evi Kokalari në një intervistë për Roland Qafokun në Dritare.net, është shprehur se padinë në gjykatë për anulimin e zgjedhjeve në PD do ta shoqërojë shumë shpejt edhe me një kallëzim penal me fakte në SPAK për Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Albana Vokshin dhe Argita Berishën, pasi sipas saj ata po e mbajnë peng PD dhe kjo ka lidhje me korrupsionin në të shkuarën, i cili duhet hetuar.
Kokalari e krahasoi gjendjen e sotme mendore të Berishës me atë të kryeministrit në hije Pëllumb Pilinci.
“Sali Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pilinci. Ju shikoni Pilincin, një të çmendur që vjen, merr një limuzinë, nja 3-4 badigardë, merr edhe ca flamuj amerikanë dhe shkon në Vlorë… pastaj, i çon shkresë Edi Ramës, liro Kryeministrinë; nëse ti je në delir dhe mendon se je ende kryetar i një partie… Sali Berisha nuk është kryetar. Kardiologu ka nevojë për psikolog. Dhe më vjen shumë keq që ata e kanë lënë Sali Berishën në atë pikë. është tamam në pikën e Pilincit. Mendoni se shqiptarët e shohin dhe janë ok me çfarë po bën Berisha? Edhe po e bëri atë fiaskon në 23 Maj, Berisha nuk është kryetar i PD ligjërisht”, tha Kokalari.










