Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, vijon sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pas ndarjes së dosjes në fazën e themelit.
Veliaj nuk është i pranishëm në sallë, por përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës.
Në seancë janë të pranishëm edhe përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët po monitorojnë procesin pas kërkesës së bërë nga Veliaj lidhur me kushtet e qëndrimit në sallë.
Seanca pritet të nisë së shpejti, ndërsa për minutat e para do të lejohet edhe prania e kamerave në sallë.
Erion Veliaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për vepra që lidhen me korrupsion pasiv në ushtrimin e funksioneve publike dhe shpërdorim detyre, në kuadër të hetimeve për veprime të pretenduara gjatë ushtrimit të detyrës si kryebashkiak i Tiranës.










