Policia ka vënë në pranga 42 vjeçarin me inicialet V.H, banues në Lubonjë, i cili dyshohet se plagosi 23 vjeçarin me inicialet GJ.I në Picar të Vlorës. Ngjarja ndodhi të shtunën, pas një konflikti për motive të dobëta që çoi në përdorimin e thikës nga palët.

23 vjeçari u paraqit i plagosur në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe policia nisi menjëherë kërkimin për autorin. Të dielën policia arriti të lokalizojë dhe të ndalojë autorin e dyshuar, ndërsa sekuestroi edhe e thikën që dyshohet se u përdor në ngjarje.

23-vjeçari vijon të jetë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit vijojnë.