Militantët e Partisë Demokratike vijojnë të hedhin shishe molotovi në drejtim të efektivëve të policisë dhe autobotit me ujë, në përpjekje për të çarë kordonin e sigurisë dhe për të vijuar marshimin drejt zonave të bllokuara nga forcat e rendit.

Në përgjigje, policia ka përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të larguar protestuesit nga kordoni. Pamjet nga protesta tregojnë momente kaotike, me tym, flakë dhe militantë që vijojnë të hedhin sende në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit kanë mbajtur pozicionet për të mos lejuar depërtimin e turmës.