Vanesa flet pas largimit nga Ferma VIP: “Lidhja jashtë kishte mbaruar prej kohësh, me Indrin ndodhi natyrshëm”

Këngëtarja Vanesa Sono është eliminuar përfundimisht nga “Ferma VIP”, pas televotimit të mbrëmjes së djeshme. Publiku vendosi fillimisht të shpëtonte Sarën dhe më pas Blerinën, duke lënë në fund Henrin dhe Vanesën, ku kjo e fundit rezultoi më pak e votuara.

E ftuar sot në “Ferma Club”, Vanesa foli për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me Indrin, një nga historitë më të komentuara të këtij edicioni. Ajo pranoi se hyrja në fermë erdhi në një moment shumë të vështirë personal dhe emocional.

Moza Flirt me Dj Bujakën? Bashkëshortja: Nëse e merr parasysh që ka tre fëmijë…! Sara e ka personale me Bujarin
“Kur kam hyrë në fermë, kam qenë në udhëkryqe shumë të mëdha në jetën time, si profesionale ashtu edhe personale. Nuk kam qenë e lumtur. Marrëdhënia që kisha jashtë nuk ishte e shëndetshme dhe në një moment do të përfundonte. Doja që pavarësisht gjithë komplikacioneve që marrëdhënia ime ishte jashtë, ishte një marëdhnie që duhej të kishte marrë fund në muajin e 2. Isha një vit e pak e lidhur. Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Edhe ai vete do e kishte bërë në një moment. Ishte një inertsi pse marrëdhënia vazhdoi.” u shpreh ajo.

Vanesa tregoi se afrimiteti me Indrin lindi që në ditët e para dhe se nuk donte të vazhdonte një lidhje jashtë, ndërkohë që ndjente diçka tjetër brenda fermës. “Nuk di t’i jap një shpjegim me matematikë. Ata që e kanë përjetuar, e kuptojnë,” tha ajo, duke iu përgjigjur edhe deklaratës së Albanos, i cili u shpreh skeptik për lindjen e një dashurie në ato rrethana.

Pyetjes nëse beson që Indri e do, Vanesa iu përgjigj me kujdes: “Unë di të them vetëm çfarë ndjej unë. Mendoj që ai ndjen, por nuk mund të flas në emrin e tij.” Ajo shtoi gjithashtu se, sapo të marrë telefonin, do të gjejë një mënyrë për të kontaktuar ish-partnerin e saj jashtë fermës.