Nga Eduard Zaloshnja
Në lidhje me punën e Presidentit Trump, deri më sot, statistikat e sondazheve dhe ato tëbursave të aksioneve paraqesin dy tablo krejt tëkundërta me njëra-tjetrën.
Kështu, mesatarja e kuotave pozitive në të gjitha sondazhet e zhvilluara rregullisht në SHBA mbiopinionin e qytetarëve amerikanë rreth punës sëPresidentit Trump ka qenë vazhdimisht në rënie (mesataren e llogarit vazhdimisht RealClearPolitics). Ishte 50.5% kur Trump filloi mandatin e tij të dytë dhe ka zbritur në 40.3% sot. Nga ana tjetër, kuota negative ishte 44.3% në fillim, duke arritur në 56.5% sot (shihni Grafikun 1 më poshtë).
Por ndryshe nga qytetarët e zakonshëm amerikanë, investitorët në bursa ndihen opitimistë prej punës së Presidentit Trump. Kështu Indeksi S&P 500, që përmbledh aksionet e 500 kompanive më të mëdha, ka shënuar njërritje prej 24.34% në 12 muajt e fundit (shihni Grafikun 2 më poshtë).
Sidoqoftë ngjitja e Indeksit S&P 500 nuk ka qenë pa ndonjë gropë rrugës. Kështu, pas fillimit të bombardimit të Iranit nga SHBA dhe Israeli, indeksi pësoi një goditje të fortë, qëmund të shpjegohet me panikun fillestar tëinvestitorëve në bursat e aksioneve. Por pas nëprill Indeksi S&P 500 doli nga “gropa” e marsit, dhe është ngjitur sot mbi nivelin e mëparshëm.
Duke përmbledhur, mund të thuhet se qytetarët amerikanë, që vuajnë pasojat e politikave të Trumpit në jetën e tyre të përditshme, e kanë zhytur atë në kuotën më të ulët deri më sot në sondazhe. Nga ana tjetër, investitorët në bursat e aksioneve, të kënaqur nga politikat e Trumpit, kanë shtuar blerjet e aksioneve (duke rritur ndjeshëm çmimet e tyre).











