Dhërmiu është një nga destinacionet më të kërkuara të Rivierës Shqiptare gjatë sezonit turistik veror.
Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Dhërmiu, duke ftuar turistët ta vizitojnë atë gjatë muajve të verës për të kaluar pushimet.
Dhërmiu është renditur mes destinacioneve më të preferuara europiane, falë kombinimit të plazheve me ujë kristal dhe peizazhit natyror.
I njohur për vijën bregdetare, gjiret piktoreske dhe jetën turistike gjatë sezonit veror, Dhërmiu vijon të tërheqë një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj.
Medie të ndryshme botërore e cilësojnë Dhëmiun si “perlën e Rivierës Shqiptare”, duke vlerësuar natyrën e paprekur dhe trashëgiminë kulturore.
Promovimi i destinacioneve të jugut shqiptar po konsiderohet një shtysë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, ndërsa riviera shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar të turizmit.










