Ka nisur këtë të hënë seanca e dytë në themel ndaj Ilir Metës, ku kamerat janë lejuar në sallën e gjyqit si herën e parë vetëm për 5 minuta.

Gjatë fjalës së tij në gjykatë, Meta deklaroi se përgjegjësia është individuale dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprime të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka kryer shpenzime të pajustifikuara sa i përket pasurisë së tij.

“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj, në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin i divorcuar, unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale. Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh. Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre”, ka deklaruar Meta në sallën e gjyqit.
https://euronews.al/meta-ne-seance-une-kam-statusin-i-divorcuar-pergjegjesia-eshte-individuale/