Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi njëherazi Drejtues Politik i Qarkut të Korçës, prezantoi gjatë ceremonisë të organizuar me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste dokumentarin që sjell një vështrim historik të rrugëtimit të socialistëve ndër vite, nga sfidat e tranzicionit, te transformimi i Korçës dhe rruga europiane e Shqipërisë.
Përmes pamjeve arkivore dhe zhvillimeve politike të 35 viteve të fundit, dokumentari pasqyron sakrificat dhe kontributin e socialistëve në jetën politike, shoqërore dhe zhvillimin e Qarkut të Korçës.










