Irani ka bërë disa deklarata kërcënuese kundër Shteteve të Bashkuara.

Nëpërmjet këshilltarit ushtarak të udhëheqësit suprem të vendit, Irani paralajmëroi se Gjiri i Omanit mund të shndërrohet në një “varrezë” për anijet luftarake amerikane nëse tensionet dhe prania ushtarake e Uashingtonit në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen.

Gjeneral Major Mohsen Rezaei , një ish-komandant i lartë i Gardës Revolucionare, paralajmëroi se Teherani e konsideron bllokadën detare një akt lufte dhe tha se përgjigja e vendit do të jetë ushtarake.
“Këshilla ime ushtarake për SHBA-në është të tërhiqet përpara se Gjiri i Omanit të shndërrohet në një varrezë për anijet e saj. Përndryshe, ne e konsiderojmë një bllokadë detare një akt lufte dhe përgjigjja ndaj saj është e drejta jonë natyrore”, tha Rezaei në deklaratat e transmetuara në televizionin shtetëror iranian.

Zyrtari iranian argumentoi gjithashtu se përmbajtja e Teheranit deri më tani nuk duhet të kuptohet si pranim i presionit ose kërcënimeve nga pala amerikane.

“Nëse kemi treguar durim deri më tani, kjo nuk do të thotë se e pranojmë atë”, tha ai.