Situata në Maqedoninë e Veriut ka qenë mjaft e nxehtë në javët e fundit, për shkak se studentët shqiptarë janë ngritur dhe kanë marrë guximin të kërkojnë të drejtat e tyre.

Kërkesa kryesore e tyre është që provimet shtetërore t’i japin në gjuhën shqipe, një e drejtë që i takon me ligj, por që nuk është respektuar asnjëherë deri më tani.

Përveç protestës masive të pak ditëve më parë, të tyren e kanë bërë edhe tifozët e Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e fundit kundër Sileks, e vlefshme për finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht humbjes, “Ballistët” kanë dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në tribunën e stadiumit kombëtar të vendit. Siç shihet në video, Himni Kombëtar dhe këngët patriotike ushtojnë në stadium.