Në konferencën rajonale në Tiranë për transformimin digjital dhe sigurinë juridike të pronës, Kryeministri Edi Rama e cilësoi problematikën e pronave në Shqipëri si një nga sfidat më të vështira me të cilat është përballur vendi në 35 vitet e fundit.Rama tha se Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në rajon ku të drejtat e pronës kanë qenë nën një trysni kaq të madhe, për shkak të kalimit nga një sistem me pronë totalisht shtetërore në një realitet ku shteti humbi kontrollin mbi territorin pas rënies së komunizmit. Në këtë aspekt, ai tha se zbërthimi i kësaj sfide, kërkon kompromise të dhimbshme e të vështira.
““Kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave dhe piketat ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli. Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër. Sa i përket çështjes së komplikuar dhe komplekse të pronae në Shqipëri, nuk ka vënd tjetër në këtë rajon tonin ku të drejtat e pronës kanë qenën kaq nën trysni.
Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks saqë është realisht një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore ku prona private nuk lejohej dhe nuk lejohej as zotërimi i një automjeti privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territorin dhe pati një bum të madh demografik pas rënies së komunizmit. Këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit. Ndërkohë që kishim pronarët e vjetër që mendonin se erdhi momenti ityre për të marrë pronat, nga ana tjetër duhej të përballeshim gjithashtu me një sulm të plotë mbi tokën dhe me numër të jashtëzakonshëm zhvillimesh që u bënë shtresa e re e pronësisë që zunë tokën. Përtej kësaj megjithëse për arsye misterioze, regjimi komunist nuk e dogji arkivin e pronave, por i mbajti dhe ruajti me shumë siguri. Ajo që ndodhi me arkivin në vitin 1990 ishte katastrofë e vërtetë. Trashëguam një shtresë tjetër pronësie që ishte shtresa e titujve të falsifikuar. Të zbërthesh këtë është sfidë e vërtetë që ka të bëjë me kompromise shumë të vështira dhe të dhimbshme” tha Rama










